"Jam krenar qe jam Shqiptar" - Konkursi me teme patriotike.

Jam krenar qe jam Shqiptar - Konkursi me teme patriotike

Jemi krenar per shqipen ne flamur, jemi krenar per Kosoven, per Shqiperine dhe gjithe Shqiptaret kudo qe ndodhen.

Me rastin e 100 Vjetorit te pavaresise Studio Ozon ne bashkepunim me Kaspersky Lab Albania, perfaqesuar nga BTC Albania si dhe perfaqesine e Kaspersky Lab Kosove ka vendosur te shpalle konkursin me teme patriotike “Jam krenar qe jam Shqiptar”. Konkursi  do te jete i vlefshem per Komunitetin argetues online Qesh mesa Fuqi te Kesh i aktivizuar gjeresisht ne rrjetin social Facebook.

Çmimet ne dispozicion

Per secilen nga kategorite Poezi, Proze dhe Imazh çmimet e para fitojne nga 1 liçense antivirusi Kaspersky 2013 per nje periudhe 1 vjeçare.

Sponsoret

Studio Ozon  |  Kaspersky Lab Albania (BTC )

Detajet e konkursit:

Konkursi do te jete nje nderthurje e krijimtarise Poetike, Letrare, dhe Imazherie (dizajn grafik, skice, punim dore etj.).

1. Poezia - duhet te jete jo me shume se 20 vargje.

2. Proze - maksimumi nje leter A4 me shkrim (font) te madhesise 14 Times New Roman.

3. Imazh - Pikture, Skice ose Punim i gdhendur ne drru ose i skalitur ne gure, Dizajn Dixhital ne vektor ose bitmap (Adobe Illustrator, Adobe Photoshop, Adobe Fireworks, Gimp etj.). Formati qe do ta nisni eshte JPEG ose PNG.

 

Konkursi do ndahet ne 2 faza:

Faza e pare: Dergimi i krijimeve dhe publikimi i tyre deri me date 15 nentor 2012 ora 23:59

Faza e dyte: 16 - 22 nentor 2012 do postojme ne murin e “Qesh mesa Fuqi te Kesh” krijimet qe kane me shume vlera artistike dhe letrare dhe qe kane marre me shume like.

Postimet qe marrin me shume “like” deri ne daten 22 nentor do te shpallen fitues.

Nga data 23 nentor postimet fituese do te qendrojne ne murin e “Qesh me sa fuqi te kesh” deri ne fund te vitit.

Rregullat per te qene pjese e konkursit dhe per te pasur mundesine e fitimit te çmimeve :

1. Duhet qe te jeni me vendbanim ne Shqiperi ose Kosove. (Edhe shqiptaret e trevave te tjera mund te jene pjesemarres, por fituesit do te shpallen nga Shqiperia dhe Kosova)

2. Duhet te jeni mbi 13 vjec, ne rast se jeni minoren duhet qe prindi juaj ta postoje per ju.

3. Krijimi duhet te jete origjinal.

4. Ne asnje menyre krijimi juaj nuk duhet te ofendoje asnje komb tjeter, ne festojme krenarine e Shqipes dhe vetem kaq.

 

Si te dergoni krijimin tuaj:

1. Ne adresen emai: ozonepublishings@gmail.com

2. Duke derguar mesazh ne: http://www.facebook.com/ozone.publishings

3. Duke derguar mesazh ne: http://www.facebook.com/QeshmesaFuqiteKesh.Official